Cana e Lenjani s’ndalen, Rashica vendimtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2016 | 10:00

Cana e Lenjani s’ndalen, Rashica vendimtar

Ai mungonte prej tri javësh dhe Viteshe nuk dinte të fitonte. Milot Rashica u rikthye në formacionin titullar pas dëmtimit dhe skuadra e tij triumfon 3-0 përballë Herenvenit.Canaa2 Një asist në minutën e 20-të shndërrohet në gol për ekipin e shqiptarit. Jo vetëm kaq, por në të 53-ën Rashica fitoi një penallti, e cila e bëri Viteshen që të thellonte rezultatin në 3-0. Ai la fushën e lojës në minutën e 72-të.

Francë- Lorik Cana dhe Lenjani ishin përkrah njëri-tjetrit në ndeshjen që Nantë e fitoi me rezultatin 2-1 me Lorientin. Shqiptarët i gëzohen ecurisë mjaft pozitive të ekipit francez e me këtë trepikësh e sheh veten në vend të pestë.

Zvicër- Për të ardhur keq për Vaduzin e Armando Sadikut. Skuadra e tij dhe e Albion Avdiajt, sulmuesit të Kombëtares U-21 ka humbur mundësinë e artë për të marrë një tjetër trepikësh. Pas avantazhit në minutën e tetë, janë barazuar në të 93-ën nga Jong Bois.

Itali- Arlind Ajeti rikthehet nga dëmtimi dhe merr minuta në fitoren 1-2 të Frozinonës në transfertë me Empolin, ndërkohë që Migjen Basha ka debutuar me Komon që barazoi 1-1 me Novarën.

Gjermani- Mërgim Mavraj është tashmë i përhershëm në formacion dhe Këlni i tij ka fituar 3-1 përballë Eintrahtit të Frankfurtit. Pas tre takimesh, skuadra, me shqiptarin në fushë, është rikthyer te tri pikët. Disi “fajtor” në golin e barazimit për miqtë, por gjatë gjithë takimit Mavraj ka qenë garanci e shtuar. Vetëm barazim 1-1 për Koniasporin e Alban Mehës që është ndalur nga Osmanlispori

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"