Çalhanoglu plas “bombën”: Derbin e humbëm prej Inzagit, Ibrës nuk i përgjigjem se është… 40 vjeç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 21:19

Çalhanoglu plas “bombën”: Derbin e humbëm prej Inzagit, Ibrës nuk i përgjigjem se është… 40 vjeç

Nga thumbimet e Ibrahimoviç te trajneri Simone Inzagi dhe titulli i fituar nga Milani, mesfushori turk i Interit, Hakan Çalhanoglu, ka bërë një rrëfim pa doreza për “Tivibu Spor”, duke prekur disa nga temat në të nxehta të javëve të fundit.

184832380-9c8a5f90-884e-406e-a82e-e98f816f2289

Çalha ka zgjedhur të “injorojë” sulmet e vazhdueshme të Ibrës, ndërkohë që disfatë e derbit ndaj Milanit, ia ka faturuar edhe trajnerit Inzagi.

Thumbimet e Zllatanit- Ibra nuk është 18 vjeç, është një burrë 40 vjeç! Unë nuk do të bëja gjëra të tilla në atë moshë. Këtë vit praktikisht nuk luajti, nuk kontribuoi në titullin kampion.

Atij i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk më intereson. Ka shkruar edhe për mua në librin e tij, duhet t’i shkruante këto gjëra përndryshe do të kishte qenë bosh. Nuk do t’i përgjigjem.

Transferimi te Interi? Shumë e vështirë, por ishte shansi im për të shkuar në ekipin kampion italian. Më pas fitoi ish-skuadra ime dhe u duk se ishte faji im. Mendoj se dhashë një kontribut të mirë me asistime dhe golat, mbështetja e tifozëve më ndihmon shumë.  Kam luajtur për katër vite me Milanin dhe asnjë tifoz nuk e ka brohoritur emrin tim siç ndodh sa herë që bëjmë nxehmjen para ndeshjes me Interin.

Humbja në derbi- Interi është shumë më i fortë se Milani, por ajo ndeshje ndryshoi në minutën e 75-të, kur ishim 1-0 për ne, në momentin që unë dhe Perisiç u zëvendësuam. Trajneri kontribuoi në humbje , unë ia thashë edhe atij. Gjithsesi Inzagi është një person i mirë, ai e kupton futbollin dhe është shumë afër ekipit. Këmbëngulja e tij ishte e rëndësishme për vendimin tim për të zgjedhur Interin”, u shpreh mesfushori turk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"