Çalhanoglu është një armë më shumë për Interin, vetëm Mesi ka bërë më mirë se turku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2021 | 23:48

Çalhanoglu është një armë më shumë për Interin, vetëm Mesi ka bërë më mirë se turku

Hakan Çalhanoglu po kthehet shumë shpejt në një nga elementët kyç të manovrës së Interit. Turku, i afruar në verë pasi i përfundoi kontrata me Milanin, po shfaqet sikur luan prej vitesh me zikaltërit dhe pak nga pak po bëhet vendimtar edhe me gola të rëndësishëm.

calhanoglu

Sot, gjuajtja e tij nga jashtë zonës i dha avantazhin Interit ndaj Venecias dhe rezulton se mes lojtarëve aktive, vetëm një “jashtëtokësor” si Lionel Mesi ka bërë më mirë që nga viti i largët 2013.

Në të dhënat e siguruar që nga ai edicion, rezulton se argjentinasi është i pakapshëm me 61 gola të shënuar me goditje nga jashtë zonës. Ndërkohë, vendi i dytë në 5 ligat kryesorë europiane i takon pikërisht turkut, i cili sot shënoi golin e 26-të me një gjuajtje të tillë. Si për ironi të fatit, ai barazoi pikërisht lojtarin që ka zëvendësuar në radhët e zikaltërve, Kristian Eriksen, i cili gjithashtu është ndalur në kuotën e 26 golave nga jashtë zonës. Pas tyre janë Mertens me 25 gola dhe Kutinjo me 24 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"