Çalhanoglu drejt Juves? Ka zbarkuar sot në Torino dhe përshëndet tifozët me një foto përkrah mbrojtësit bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 20:56

Çalhanoglu drejt Juves? Ka zbarkuar sot në Torino dhe përshëndet tifozët me një foto përkrah mbrojtësit bardhezi

“Kambana alarmi” për të ardhmen e mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu. Futbollisti kuqezi ka rritur ndjeshëm mundësitë për një largim të mundshëm nga kryesuesit nga Milani.

calhanoglu.milan.2020.21.calcia.piegato.750x450

Një foto e publikuar ditën e sotme në krah të bashkëkombësit të tij, Merih Demiral, kanë ngjallur dyshimet për një transferim të mundshëm të Çalhës te rivalët e Juventusit.

Të dy futbollistët janë takuar së bashku në Torino, teksa ka qenë Demiral, ai që ka postuar në “Instastory”, foton me mesfushorin.

cover-1-600x360 (1)

Çalhanoglusë i skadon kontrata në qershor dhe shumë media italiane raportojnë se lojtari dhe klubi s’po arrijnë një marrëveshje për të rinovuar, pasi turku kërkon 6 milionë euro në sezon, teksa tani fiton 2.5 milionë.

Juve ka kohë që e monitoron situatën e lojtarit dhe fotoja e fundit rrit edhe më shumë spekulimet, për një transferim të turkut te bardhezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"