Caktohet kalendari i turit tjetër të Kupës, supersfida është Tirana-Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 17:58

Caktohet kalendari i turit tjetër të Kupës, supersfida është Tirana-Vllaznia

Skema e përcaktuar nga FSHF për turneun e Kupës së Shqipërisë bën që në muajin tetor, në turin e dytë të këtij kompeticioni, të luhet një “klasike” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia.

Vllaznia - Tirana

Të dy skuadrat e vendosur anë Grupin A, pasi kanë siguruar kalimin e turit, do të vihen përballë njëra-tjetrës në këtë turne të cilin e kanë primar sa u përket ambicieve të tyre për një trofe dhe rrugën e vetme për të shkuar në Europë. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave që nga ndeshja e famshme që mbylli kampionatin e kaluar, duke dekretuar rënien nga kategoria të Tiranës.

Kupa e Shqiperise

Sa u përket ndeshjeve të tjera, interesant është edhe dueli në Grupin B mes Bylisit, që është mes pretendentëve për t’u ngjitur në Superiore dhe Luftëtarit që gjendet në elitën e futbollit shqiptar ndërsa nuk ka fshehur ambiciet për një biletë europiane për sezonin e ardhshëm.

TURI I DYTË

18.10.2017-01.11.2017

GRUPI A

  • Erzeni-Kukësi (1)
  • Besëlidhja-Skënderbeu/Mamurrasi* (2)
  • Kamza/Iliria*-Teuta (3)
  • Tirana-Vllaznia (4)

Turi i tretë

31.01.2018-14.02.2018)

4-1

3-2

GRUPI B

  • Pogradeci-Partizani (5)
  • Bylis-Luftëtari (6)
  • Lushnja-Laçi (7)
  • Turbina-Flamurtari (8)

Turi i tretë

31.01.2018-14.02.2018)

8-5

7-6

Shënim

*Nuk janë luajtur ende ndeshjet e kthimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"