Caktohet kalendari drejt Kupës së Botës, Shqipëria kundër Kosovës në ndeshjen hapëse

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2017 | 15:10

Caktohet kalendari drejt Kupës së Botës, Shqipëria kundër Kosovës në ndeshjen hapëse

FIFA ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të raundit paraeliminator të kualifikueseve të Kupës së Botës 2019 për femra.

kombetarja e femrave

Kombëtarja e Shqipërisë e cila është vendosur në Grupin B bashkë me Kosovën, Greqinë dhe Maltën, do të ketë privilegjin që ndeshjet e këtij grupi, të cilat zhvillohen me sistem grumbullimi, do të organizohen në Shqipëri.

kalendari kombetarja femra

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e fillon rrugëtimin e saj më 6 prill në “Elbasan Arena” me ndeshjen ndaj Kosovës. Dy ditë më vonë, po në Elbasan, vajzat kuqezi do të ndeshen me Maltën dhe më datë 11 prill kanë ndeshjen ndaj Greqisë.

kalendari kombetarja femra1

Teksa kombëtarja shqiptare do t’i luajë të tre takimet në “Elbasan Arena”, ndeshjet paralele mes rivalëve të grupit do të zhvillohen në Tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"