Caktohet kalendari dhe oraret e ndeshjeve, Skënderbeu e fillon në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2017 | 21:30

Caktohet kalendari dhe oraret e ndeshjeve, Skënderbeu e fillon në Ukrainë

Skënderbeu do të fillojë fushatën europiane të fazës në grupe në fushën e skuadrës më ët fortë të grupit, Dinamos së Kievit. Kalendari i përcaktuar nga UEFA sheh korçarët të luajnë në Kiev ndeshjen e parë, në orën 19:00.

liga e europes

Më pas, vijën dy ndeshje radhazi në shtëpi, ku duhet theksuar data 19 tetor, kur korçarët presin Partizanin e Beogradit. Ndeshja e kthimit në Beograd për skuadrën korçare do të jetë dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Ndërkaq, bie në sy se kalendari parashikon që Skënderbeu ta mbyllë po jashtë fushës së vet fushatën europiane të fazës në grupe të Ligës së Europës, duke luajtur takimin e fundit në Zvicër kundër Jang Bojz.

Grupi B

14 shtator 2017, ora 19:00

Jang Bojz-Partizan Beograd

Dinamo Kiev-Skënderbeu

28 shtator 2014, ora 21:05

Partizan Beograd-Dinamo Kiev

Skënderbeu-Jang Bojz

19 tetor 2017, ora 21:05

Skënderbeu-Partizan Beograd

Dinamo Kiev-Jang Bojz

2 nëntor 2017, ora 19:00

Partizan Beograd-Skënderbeu

Jang Bojz-Dinamo Kiev

23 nëntor 2017, ora 21:05

Partizan Beograd-Jang Bojz

Skënderbeu-Dinamo Kiev

7 dhjetor 2017, ora 19:00

Dinamo Kiev-Partizan Beograd

Jang Bojz-Skënderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"