Caktohet finalja e Kampionatit U-17, Akademia e Futbollit dhe Tirana luajnë për trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2017 | 17:47

Caktohet finalja e Kampionatit U-17, Akademia e Futbollit dhe Tirana luajnë për trofeun

Skuadrat e Akademisë së Futbollit dhe Tiranës do të diskutojnë mes tyre trofeun e kampionit për kampionatin kombëtar U-17. Të dy këta ekipe kanë dalë sot fituese në ndeshjet përkatëse gjysmëfinale që u zhvilluan ën Pezë-Helemes për të shkuar në finalen e madhe.

akademia e futbollit

Akademia e Futbollit fitoi me rezultatin 1-0 përballë Shkëndisë së Durrësit. Ndeshja u vendos nga goli i Tucit në fundin e pjesës së parë me penallti. Edhe pse më pas Akademia skuadër mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Memetllarit, durrsakët nuk arritën të gjenin rrjetën, duke parë kundërshtarët të siguronin finalen e madhe për këtë edicion.

Gjysmëfinalja e dytë, mes Tiranës dhe Flamurtarit, kishte me shumë gola, 6 të tillë. Edhe pse vlonjatët shënuan shumë shpejt dy herë me Rrapajn dhe Balilajn, bardheblutë përmbysën gjithçka me golat e Selenicës, Ishës, Ismailgecit dhe Çejkut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"