Çadrat e tërmetit dëmtojnë fushën në “Niko Dovana”, durrsakët në hall

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 22:35

Çadrat e tërmetit dëmtojnë fushën në “Niko Dovana”, durrsakët në hall

Takimi mes Teutës dhe Kukësit do zhvillohet në një terren shumë të rënduar në stadiumin “Niko Dovana”. Fusha e impiantit është në gjendje të keqe pas çadrave të vendosura pas tërmetit.

cadra niko dovana

Kjo mund të sjellë edhe vështirësi te lojtarët. Ndeshja është parashikuar për t’u luajtur të shtunën në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, edhe pse gjendja e fushës i ka shqetësuar drejtuesit e Teutës, të cilët, në një situatë të tillë, nuk mund të bëjnë asgjë. Tani do të mbetet për t’u parë se çfarë përmirësimesh do të bëjnë punëtorët e stadiumit, pasi kanë në disavantazh dhe kohën. Por zyrtarisht, nga klubi i Teutës njoftohet se ndeshja do të luhet në Durrës.

PËRGTITJET – Teuta luan një ndeshje delikate, pasi do të ndeshet me Kukësin në qytetin e Durrësit ditën e shtunë në orën 16:00. Durrsakët e trajnerit Bledi Shkëmbi shkojnë në këtë sfidë pas humbjes ndaj Skënderbeut. “Djemtë e detit” e kanë zhvilluar seancën e djeshme në orën 16:00 dhe duhet thënë se ritmi ka qenë i lartë.

cadra

Brenda kësaj kohe pritet që futbollistët të jenë në gjendje optimale për t’u rikthyer te fitorja. Pas ushtrimeve aerobike, lojtarët vazhduan me punën me top dhe me anën taktike. Në stërvitjen e djeshme, Teuta ka qenë e qetë. Mungonte vetëm Albano Aleksi, i cili në Korçë mori kartonin e katërt të verdhë dhe është i pezulluar.

Teuta është duke perfeksionuar lojën e saj për sfidën me verilindorët. Edhe dje pasdite, situata ka qenë e mirë, me shaka e batuta. Ama, deri në momentin kur trajneri Bledi Shkëmbi mori në kontroll përgatitjet. Për gjatë gjithë kohës, numri një i stolit durrsak është munduar që t’ua ngulisë në mendje lojtarëve të tij mënyrën e lojës që ai preferon të shohë në fushë.

Zamir Qypi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"