“Ç ‘faj ka gruaja dhe vajza ime?!”, Xhaka nuk duron më: Hajde merruni me mua, nuk keni punë me familjen time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:55


“Ç ‘faj ka gruaja dhe vajza ime?!”, Xhaka nuk duron më: Hajde merruni me mua, nuk keni punë me familjen time

Si shumë futbollistë të Premier Ligës, edhe mesfushori i shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka rënë pre e ofendimeve dhe sharjeve në rrjetet sociale.

Xhaka

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori është shprehur se tifozë të mërzitura nga situata e skuadrës, kanë ofenduar gruan dhe vajzën e tij të vogël. “Jam unë ai që luaj në fushë, nuk ka asnjë lidhje me këtë, gruaja, fëmija apo familja ime.

Nëse doni të kritikoni dhe të shani, bëjeni me mua, jo me familjen time. Do të doja t’i takoja këta njerëz, të ulesha me ta dhe t’i pyesja: “Pse po i shkruani këto gjëra?” Sigurisht, ju mund të kritikoni dhe të thoni gjithçka që dëshironi për futbollin, por jo për individin ose familjen.

Unë nuk i shoh ata si miq të klubit tim. Tifozët e mbështesin skuadrën në fitore dhe në humbje. Ne kemi probleme është vetëm nëse humbim. Nuk është problem kur fiton.”, tha Xhaka.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/