“Bylisin nuk e shohin më si inferior”, Isli Hidi: Tani fillon ‘malorja’ për ne, në Shqipëri fiton ekipi që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 16:24

“Bylisin nuk e shohin më si inferior”, Isli Hidi: Tani fillon ‘malorja’ për ne, në Shqipëri fiton ekipi që…

Portieri i Bylisit, Isli Hidi, u shpall lojtari më i mirë në ndeshjen që u mbyll pa gola mes Laçit dhe ballshiotëve.

isli hidi

Në mikrofonin e “Supersport”, Hidi u shpreh se Bylisi ka si objektiv qëndrimin në kategori, por tashmë që janë në vendin e parë, çdo gjë bëhet më e vështirë për ta, pasi edhe ekipet e tjera nuk i shohin më si inferiorë.

Nuk po plakesh aq shumë?

Ne portierët, kjo është e mira jonë, kemi jetëgjatësi më të madhe se të tjerët. Sot bëmë një ndeshje të mirë, duke parë renditjen dhe Laçin që donte fitoren. Në fund, jemi të kënaqur për këtë barazim.

Trajneri nuk e pranon vendin e parë. Mund të pretendojë Bylisi më lart?

Futbolli ka të papritura, ne mundohemi të japim maksimumin çdo ndeshje. Kampionati ka edhe 29 javë të tjera, është herët. Bylisi po tregon se është ekip kompakt. Grupi dhe çunat dhanë më të mirën, dhe deri në fund do jemi një ekip simpatik.

Me cilin ekip e keni garën?

Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdha. Ekipi që lufton më shumë dhe jep shpirtin, ka edhe karakterin për të bërë më mirë. Nuk e shoh fare klasifikimin. Unë dhe skuadra duam pikët maksimale. Për ne është detyrim qëndrimi në Superiore, dhe nëse kemi mundësi do shohim edhe më lart.

U larguat nga Teuta tek Bylisi. Tani me pikë të barabarta me Teutën. Të vjen mirë edhe në aspektin personal?

Jam i lumtur që deri tani kemi bërë mirë me Bylisin. I kam qejf sfidat, edhe vjet mora një risk me Teutën. Unë isha lojtari i parë që firmosa te Teuta. Kur të gjithë flisnin për Europë, nuk e besonin. Shpresoj ta bëj edhe me Bylisin këtë, për qytetin që jeton me futbollin.

Tani do jenë më të vështira gjërat…

Tani edhe ekipet e tjera nuk do na shohin si inferiorë. Edhe për ne bëhet më e vështirë, ekipet e tjera do mobilizohen më shumë. Për këtë jemi këtu, për sfida të reja të cilat i pëlqejmë, dhe të dhurojmë emocione.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"