Bylisi vazhdon merkaton, afron ish-mesfushorin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 16:20

Bylisi vazhdon merkaton, afron ish-mesfushorin e Kukësit

Pasi firmosi me trajnerin Dovedan, ekipi i Bylisit vazhdon me përforcimet në këtë merkato, me elemente që kanë qenë pjesë e vazhdueshme e Superiores. Pas Alfred Zefit, tashmë tek ballshiotët ka mbërritur edhe  Ardit Peposhi.

ardit peposhi bylis

Për mesfushorin, bëhet fjalë për një rikthim, pasi ai ka qenë edhe 3 sezonë më parë pjesë e Bylisit. Vitin e kaluar, ai ishte pjesë e Kukësit, ndërkohë që ka kaluar periudha edhe tek Tirana, Partizani apo Korabi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"