Bylisi thyen Lushnjën në “Roza Haxhiu” dhe ngjitet në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2015 | 18:33

Bylisi thyen Lushnjën në “Roza Haxhiu” dhe ngjitet në Superiore

cankaLUSHNJA – BYLIS 0-1
Golat: 
Shoshi 35′
Formacionet 
LUSHNJA
: Spaho; Ndoni, Sula, Bizhyti, Bakiasi; Baze, Topi; Gjyla, Branica, Çela, Canka. Trajner: Artan Bano.
BYLIS: Kaloshi; Shoshi, Kuçi, Basriu, Gjonbrati; Muça, Sako; Liçaj, Pepa, Shehaj, Hoxha. Trajner: Roland Nenaj
GJYQTAR: Enea Jorgji
DELEGAT: Uvil Zajmi
VËZHGUES: 
Plarent Kotherja

Bylisi arrin të rikthehet në elitë. Goli spektakolar i Mariglen Shoshit i jep Superioren Bylisit. Në ndeshjen e sotme të luajtur ndaj Lushnjës në shtëpinë e këtyre të fundit, ballshiotët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht mes më të mirave në futbollin shqiptar. Skuadra e drejtuar nga Nenaj ka zhvilluar një ndeshje thuajse perfekte duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit dhe arriti ta zgjidhe ndeshjen falë golit të shënuar nga Shoshi në minutën e 25-të të ndeshjes. Lushnjarët të zhgenjyer humbasin shansin ideal për t’u ngjitur në Superior

MINUTAT:

85′ Ka tension mes lojtarëve në fushën e lojës, Kaloshi qëndron is htrirë ndërkohë lushnjarët të acaruar tentojnë ta ngrejnë
72′ 
Canka merr një pasim dhe futet brenda zonës, sulmuesi godet me të majtën por topi përfundon mbi traun e portës
61′ 
Kuçi merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet nga loja duke lënë Bylisin me 10 lojtarë
58′ 
Canka merr një pasim dhe niset me shpejtësi drejt zonës, sulmuesi tenton të shmangë mbrojtësin, por pengohet dhe i dorëzon topin kundërshtarit
46′ 
Bylis e nis pjesën e dytë menjëherë rrezikshëm, Një pasim nga krahu i djathtë dhe Shehaj për pak sa nuk shënon
Mbyllet 0-1 pjesa e parë
45+1′
 Gjyla provon për Lushnjën me një gjuajtje nga jashtë zone por topi kalon mbi traun e portës
35′ GOOOL BYLIS 
Goditje dënimi për Bylisin në afërsi të zonës, provon Shoshi me të djathtën duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke shënuar kështu një super gol. Ballshiotët në avantazh
18′ 
Ka ndërprerje të lojës për disa sekonda pasi në fushë janë hedhur flakadanë
16′ 
Goditjen e merr përsipër Mikel Canka që gabon duke i dhënë mundësinë portierit Kaloshi të devijojë topin në goditje kendi
14′ 
Ka penallti në favor të Lushnjës, Branica pengohet në zonë dhe Jorgji drejton gishtin nga pika e bardhë
04′
 Çela godet fuqishëm nga distanca nga distanca por pret portieri kaloshi
01′ Ndeshja nis menjëherë me tension, Gjyla ndërhyn shpër ndaj Muçës dhe ndëshkohet me karton të verdhë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"