Bylisi test me Flamurtarin, nuk ka “shtegtim” gjatë pushimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 11:52

Bylisi test me Flamurtarin, nuk ka “shtegtim” gjatë pushimeve

Bylisi nga e premtja e fundjavës së shkuar ka nisur fazën përgatitore, e cila siç edhe konfirmohet në klubin mallakastriot, pritet që të zhvillohet në kompleksin e ekipit.

sdsdhkjdkhd

Trajneri Arian Bellai dhe stafi i tij kanë përgatitur një plan përgatitor special, në të cilin krahas stërvitjes, janë të përcaktuara edhe akomodimi apo ushqimi në kompleksin “Gjanica”, që është edhe rezidenca e skuadrës mallakastriote. Në kushtet kur kampionati do të fillojë pas rreth 20 ditësh me një ndeshje në shtëpi ndaj Laçit, ballshiotët do të kryejnë dy seanca në ditë dhe pritet të jenë më të plotë në rinisje. Ndryshe nga vera, kur skuadra ishte në formatim e sipër, nga sa ka bërë me dije edhe stafi teknik, tashmë që grupi është i plotë do të ketë edhe një trajtim special në mënyrë që në pjesën e dytë të garës skuadra të jetë në gjendje sa më optimale. Kujtojmë që një pjesë e mirë e lojtarëve në Ballsh u afruan në limitet e merkatos.

MIQËSORE – Bylisi ka planifikuar edhe teste miqësore për këtë periudhë. Në një kohë kur kundërshtarët nuk janë zyrtarizuar ende të gjithë, drejtuesit kanë planifikuar të luajnë 3 miqësore, në mënyrë që skuadra të jetë sa më e kolauduar për sfidën me Laçin në “Adush Muça”, teksa një pjesë e lojtarëve do të vijojnë angazhimin me ekipin U-21. Miqësorja e parë do të jetë ndaj Flamurtarit, që po bën një sezon shumë të mirë në Kategorinë e Parë. Takimi do të luhet ditën e shtunë në qytetin e Vlorës një ndeshje mjaft të fortë me një kundërshtar serioz, pavarësisht se luan një kategori më poshtë.

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"