Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 9:56
Bylisi sërish pranë shqiptarëve, të tjera ndihma për të prekurit nga tërmeti
Tërmeti që goditi vendin tonë, në mëngjësin e 26 nëntorit, ka sjellë pasoja katastrofike, dhe mobilizimi e solidarizimi brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë i madh.
Edhe klubet e futbollit, kanë kontribuar me mënyrën e vet për këtë gjendje. Së fundmi, presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj ka ofruar 10 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti dhe mjetet e tonazhit të rëndë për të rindërtimin e banesave.
Kjo ishte nisma e dytë nga presidenti i Bylisit, që para disa ditësh ofroi ushqime dhe veshje për familjet e prekura.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"