Bylisi përmbys Dinamon dhe i ushtron presion Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2016 | 15:39

Bylisi përmbys Dinamon dhe i ushtron presion Lushnjës

Skuadra e Bylisit ka arritur të marrë ditën e sotme një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të Grupit B në Kategorinë e Parë. Kjo ishte fitorja e 4-t radhazi e ballshiotëve, të cilët duket se kanë kapur formën më të mirë për të synuar ngjitjen në Superiore.

bylis dinamo

Dinamovitët e mbyllën pjesën e parë në “Adush Muça” me avantazhin 0-1 falë golit të Arifajt në minutën e 24-t, por në pjesën e dytë gjithçka u përmbys. Meto realizoi golin e barazimit në minutën e 54-t, ndërkohë që Kolgega përmbysi shifrat në minutën e 89.

Pas kësaj ndeshjeje, Bylis mbetet në vendin e dytë në renditje me 25 pikë, 3 më pak se Lushnja kryesuese, e cila ka një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Dinamo në kuotën e 13 pikëve mban përkohësisht vendin e 6.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"