Bylisi “pazar” te Luftëtari, vjen edhe lojtari i pestë nga gjirokastritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 10:35

Bylisi “pazar” te Luftëtari, vjen edhe lojtari i pestë nga gjirokastritët

Bylisi mbushet me lojtarë të Luftëtarit. Pas Armenis Kukajt, Arbër Mehmetllarit, Gresild Likës dhe Jurgen Dushkajt, lojtari i radhës që vjen nga gjirokastritët dhe do të firmosë në Ballsh kontratë afatgjatë është mesfushori i talentuar Klaus Alinani.

bylis

Lojtari 18-vjeçar debutoi në sezonin e kaluar në Kategorinë Superiore me Luftëtarin dhe spikati në disa ndeshje, ndërsa vetëm dy javë më parë, në një miqësore ndaj Bylisit në Gjirokastër, shënoi një supergol. Cilësitë e të riut me origjinë nga Delvina e kanë bindur klubin ballshiot për t’i ofruar një kontratë.

Edhe mesfushori polivalent, Jurgen Dushkaj, mund të quhet tashmë pjesë e Bylisit. 25-vjeçari nga Lezha më parë ka luajtur me Adën e Velipojës dhe në disa ekipe në Rumani. Në Superiore luajti sezonin e shkuar si titullar te Luftëtari. Burime në klub tregojnë se edhe mesfushori Arens Mateli pritet të firmosë, ndërsa mund të luajë edhe me skuadrën U-21.

Ballshiotët aktualisht janë duke mbyllur me sukses bisedimet me shumë nga lojtarët që kanë qenë në testim. Në Ballsh janë edhe Jusufi, Toma e Ivziku që kanë afro një muaj që janë vënë në dispozicion të trajnerit Dovedan.

E.SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"