Bylisi nuk ndalet në merkato, pranë akordit me futbollistin e Gjilanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2020 | 21:36

Bylisi nuk ndalet në merkato, pranë akordit me futbollistin e Gjilanit

Bedri Greca dhe Gjilani tashmë kanë ndarë rrugët. Ish-futbollisti i Tiranës tashmë prej kohësh ka ftohur marrëdhëniet me stafin teknik dhe kështu drejtuesit e klubit kanë vendosur fillimisht për ta gjobitur atë e më pas edhe për ta larguar.

Greca

Ndërkohë “gazeta shesh” bën me dije se Greca është future në negociata me klubin e Bylisit dhe me shumë gjasa do të kemi një rikthim të tijin në Kategorinë Superiore.  Fillimisht ai do të zgjidhë kontratën me Gjilanin, për t’u transferuar te klubi i ri.

bedri greca

Kujtojmë që ditën e sotme, Bylisi prezantoi Dorian Kërçikun si afrimin e parë në merkaton e janarit, teksa në ditët e ardhshme, pritet Greca dhe Imami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"