“Bylisi nuk është më një surprizë”, flet Hidi: Me Tiranën do të jetë një ndeshje e vështirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 14:55

“Bylisi nuk është më një surprizë”, flet Hidi: Me Tiranën do të jetë një ndeshje e vështirë

Bylisi ishte padyshim surpriza e dy fazave të para në kampionat, me ballshiotët që kanë grumbulluar 30 pikë në 17 ndeshje dhe renditen në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Kukësit të vendit të parë.

Hidi Bylis

Portiri Isli Hidi ka dhënë një intervistë për “Supersport”, ku ka theksuar se Bylisi nuk është më një surprizë. “Viti që lamë pas ishte i sukseshmë dhe shpresoj që ta nisim 2020-ën me këmbën e mbarë. Ndeshjet miqësore i kanë ndihmuar të gjithë lojtarët të marrin minuta në këmbët e tyre. Kampionati tani bëhet edhe më i vështirë dhe ne nuk jemi më një surprizë.

Tirana? Do të jetë një ndeshje shumë e fortë, pasi përballë kemi një kundërshtar të vështirë, të cilin e respektojmë gjithsesi. E kemi thënë të gjithë se ndeshjet do i marrim një nga një.

Bylisi është një ekip i ri dhe nuk kemi çfarë të humbim, këtu ka djem që duan të pomovohen për të ardhmen, shpresoj të marrim sa më shumë pikë ndeshjet e ardhshme. Presioni në ndeshje është te kundërshtari.”, u shpreh Hidi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"