Bylisi “ngec” në norma, Dovedan shtrydh ekipin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2020 | 23:09

Bylisi “ngec” në norma, Dovedan shtrydh ekipin

Pasojat e pushimeve të stërzgjatura po ndihen edhe në Ballsh. Veljko Dovedan u ka matur “pulsin” lojtarëve dhe duket thënë që rezultoi nuk ka qenë fort i kënaqshëm. Pikërisht të shtunën, ai ka kryer teste fizike dhe mangësi kanë shfaqur sidomos ata që janë përgatitur vetëm në kushtet e shtëpisë. Kur duhen edhe 9 ditë nga rifillimi i sezonit, puna për stafin teknik do të shtohet. 

BYLIS4

Ata do të mundohen që të sjellin në formë lojtarët që janë pas me gjendjen fizike, edhe pse koha në dispozicion është minimale. Të mërkurën do të zhvillohet një test kontrolli brenda vetes, ndërsa shpresohet që këtë javë të kthehen edhe Ditmar Bicaj dhe Isli Hidi. Që të dy kanë bojkotuar për çështje rrogash, ndaj edhe rikthimi i tyre varet nga financat.

dovedan

Franci Ymeralilaj tashmë pret vetëm hapjen e kufijve që të bashkohet me skuadrën. Ndonëse është stërvitur në Rodos, lojtari tashmë kërkon që t’i bashkohet grupit. Po bëhen që të gjitha përpjekjet që riatdhesimi i tij të mos vonojë. Nëse ndodh kështu, atëherë trajneri do të jetë më i qetë për linjën e djathtë të mbrojtjes.

Klubi ka vendosur që të mos e rrezikojë Beji Antonin. Ata kanë menduar që ai të stërvitet vetëm për këtë sezon, edhe pse rikuperimi po shkon mirë pas operacionit të dytë që kreu. Ndërkohë, sa u përket të huajve, është gjetur akordi që Munoz e Mozone deri në përfundim të garës zyrtare të jenë në Ballsh.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"