Bylisi në alarm, dëmtohet një tjetër titullar para sfidës ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 21:49

Bylisi në alarm, dëmtohet një tjetër titullar para sfidës ndaj Vllaznisë

Ballshiotët do të shkojnë në Shkodër me shumë mungesa. Edhe nëse Antoni e Qardaku janë gati, sërish nuk dihet nëse luajnë apo jo, ndërsa Peposhi me karton dhe Turabov i dëmtuar janë mungesa të sigurta. Në seancën e djeshme, e cila u zhvillua në mbrëmje, ka ndierë shqetësime edhe Ntepe Frank, që me shumë gjasa nuk është për lojë.

Bicaj

Por gazeta mëson se shqetësimi më i madh i stafit është Ditmar Bicaj, që ka pësuar një tërheqje dhe mund të mungojë për 2 deri në 4 javë. Këto mungesa kanë bërë që trajnerit Dovedan t’i prishen planet dhe të ndërtojë një formacion nga e para. Ndërkohë, Marjo Barjamaj është kthyer në një nga pikat e forta në mesfushën e Bylisit. Ai luan sezonin e tij të dytë në Ballsh, teksa javët e fundit ka qenë titullar.

bylis

Para ndeshjes me Vllazninë, Barjamaj flet për “Panorama Sport”, teksa ka besim se Bylisi do të vijojë ecurinë e mirë. “Vllaznia është një ekip i fortë dhe me kualitete, që ka emër të madh në futbollin shqiptar. Natyrisht që e kemi vlerësuar, por edhe ne kemi treguar se jemi një ekip solid si në shtëpinë tonë, ashtu edhe në transferta.

Ky konsolidim i Bylisit më bën të besoj se edhe në Shkodër do të marrim pikë, sepse mbi të gjitha aty luhet futboll dhe spektatorët shkodranë të krijojnë komoditet në stadium. Skuadra ka mungesa, por kush luan, bën më të mirën. Këtë ndeshje do të bëjmë maksimumin edhe për trajnerin”, deklaroi Barjamaj. Ai u bë pjesë e ballshiotëve në sezonin e shkuar, ndërsa pësoi një dëmtim dhe nuk e nisi nga minuta e parë sezonin. Tashmë ka fituar besimin e plotë të trajnerit Dovedan.

Erjon Saliu – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"