Bylisi mendon të bëjë “pazar” në Serbi, ballshiotët synojnë dy futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 9:30

Bylisi mendon të bëjë “pazar” në Serbi, ballshiotët synojnë dy futbollistë

Bylisi ka pesë javë qe nuk fiton dhe tri pikët e fundit ballshiotët i kanë në ndeshjen shtëpiake që kanë luajtur me Apoloninë në “Adush Muça” më 27 dhjetor. Ndeshjen e radhës e luajnë ditën e shtunë në Kamzë me skuadrën e Kastriotit, ndërsa Bylisi do të kërkojë me patjetër kthesën, pasi përveç fitores në raport edhe me rivalët për mbijetesë, ballshiotët në vitin 2021 kanë marrë vetëm 1 pikë në katër ndeshje. Ndaj edhe drejtuesit kanë menduar që ta përforcojnë edhe më shumë skuadrën e tyre me lojtarë cilësorë dhe elementë me kualitet. Pritet që blerjet të vijnë nga kampionati serb.
BYLIS2
Synimi kryesor është një lojtar goli, por edhe një mbrojtës me eksperiencë. Kanë mbetur edhe gjysmë sezoni për të zhvilluar dhe në Ballsh kanë si qëllim që të shmangin edhe zonën e “play out”. Mungesa të sigurta ndaj Kastriotit janë qendërmbrojtësi Millosh Stojanoviç dhe sulmuesi Xhoi Carkanji, të cilët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Ndërkohë, pritej që të luhej dje në Ballsh ndeshja mes Bylisit vendas dhe skuadrës krutane për U-21, por që nuk është luajtur pasi Kastrioti nuk është paraqitur. Në fushë kanë dalë gjyqtarët e takimit dhe ekipi vendas. Trajneri Dovedan në këtë takim kishte menduar që të provonte edhe lojtarë nga skuadra e parë Nebihu, Lionel Samba apo Kojiç për të marrë sa më shumë minuta dhe të kapnin formën e tyre, por krutanët nuk janë paraqitur dhe skuadra e U-21 ka bërë një ndeshje kontrolli.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"