Bylisi me ndryshime, shans i artë për kualifikimin në fazën tjetër të Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 11:07

Bylisi me ndryshime, shans i artë për kualifikimin në fazën tjetër të Kupës

Bylisi i ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e Kupës që do ta luajë sot në Laç. Ballshiotët kanë fituar 2-0 ndeshjen e parë në shtëpi dhe do të synojnë kualifikimin, edhe pse është një sfidë delikate. Gjithsesi, trajneri Dovedan i ka marrë masat dhe pritet që në këtë takim të bëjë disa ndryshime, që nisin nga mbrojtja. Në vend të brazilianit Visente, i cili debutoi në Korçë, do të rikthehet Hadroj. 

bylisi

Mbrojtja plotësohet me Bicajn e Shkallën në qendër e Peposhin majtas. Përpara tyre parashikohet të vendoset Ntepe në të djathtë, Ndreca majtas, si dhe Murataj me Mëllugjën në qendër. Ndërsa në sulm, Guindo me shumë gjasa do të bashkëpunojë me uruguaianin Sueiro.

Në këtë sfidë trajneri Dovedan ka zgjedhur një skuadër fizike, me rreshtimin 4-4-1-1. Alternativat nuk mungojnë në stolin e Bylisit.Trajneri Dovedan ka menduar që skuadra jo vetëm të jetë solide mbrapa, por e fortë edhe në sulm. Për Bylisin dhe Laçin është hera e tretë radhazi që me këtë formulë ndeshen në këtë pjesë të Kupës së Shqipërisë.

bylisii

Grumbullimi – Skuadra ka lënë Ballshin pasditen e djeshme dhe në mbrëmje janë grumbulluar në kryeqytet për të kaluar natën në prag të sfidës me Laçin. E gjithë skuadra dhe stafi i klubit janë të grumbulluar nga trajneri Dovedan. Presidenti Kapllanaj kështu veproi edhe para sfidës së luajtur në Korçë në fundjavën e shkuar.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"