Bylisi “mbretëron” në Gjirokastër, trajneri grek kritika Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2019 | 11:50

Bylisi “mbretëron” në Gjirokastër, trajneri grek kritika Luftëtarit

Me objektiv projektimin e formacionit të pritshëm për ndeshjen e radhës, stafi teknik i Luftëtarit në harkun e 24 orëve nuk ngurroi të testonte të tijtë me skuadra si Butrinti dhe Bylisi. Pas barazimit 2-2 të arritur me Butrintin, bluzinjtë e dyshes Marantas-Novi në orën 13:50 u përballën në fushën e stadiumit “Gjirokastra” me Bylisin, për të dalë të mposhtur me rezultatin final 1-3. 

LUFTETARI BYLIS

 

Luftëtari e nisi miqësoren ndaj Bylisit me formacionin e tij më të mirë, ashtu si dhe mallakastriotët. Një minutë heshtje është mbajtur para sfidës miqësore me Bylisin në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Luftëtari i prirë për të treguar se nuk e meriton pozitën e tij në klasifikim në minutat 12, 17, pati mundësinë e kalimit në avantazh. Dushkaj shpërdoron raste të pastra shënimi para portierit “veteran” Hidi.

skeda

Teksa Luftëtari prodhonte raste shënimi, miqtë me kapitenin Murataj janë rrezik potencial për portierin Paiteris. Në minutën e 38-të, mbrojtësi Kliti Qato i Luftëtarit s’lejon prekjen e rrjetës bluzi, teksa largon topin që kalon ngjitur me vijën fatale të portierit Paiteris. Vyent në minutën e 34-t i shmanget me finesë mbrojtëses kundërshtare dhe në kushtet e përballjes një për një me mbrojtësin e fundit, gjuan fort mbi traun e portierit Hidi.

ndeshja

Me rezultatin 0-1 mbyllet pjesa e parë, për t’i lënë vendin të dytës me morinë e formacioneve heterogjene të ekipeve ballafaquese para një numri të konsiderueshëm të tifozëve bluzinj. Goditja e Filit në adresë të portës së portierit Miraka gjen barrikadën e murit mbrojtës të miqve.

Kukaj nga afër gjuan, topi përplaset fort me shtyllën transversale në zonën e 5 metrave, Ziaj s’fal 1-1. Në minutat e mëpasshme, Bylisi me dëshirën për të treguar se jo rastësisht pozicionohet në zonën e pretendimeve për në Kupat e Europës, kalon dy herë në avantazh, pas autogolit të Açkës në minutën e 69-të dhe golit të Celios në të 86-ën minutë. Gjithsesi, përpos rezultatit që ofroi miqësorja e djeshme me Bylisin, Luftëtari shpalosi cilësi dhe vlerë në lojën e tij.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"