Bylisi luan miqësore para Flamurtarit, ekipi i Dovedan fiton pastër ndaj klubit të Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 18:32

Bylisi luan miqësore para Flamurtarit, ekipi i Dovedan fiton pastër ndaj klubit të Kategorisë së Dytë

Ekipi i Bylisit zgjodhi ditën e sotme për të zhvilluar një miqësore, para takimit që do të luajë në fundjavë kundër Flamurtarit.

bylis albpetrol

Ballshiotët zgjodhën të provojnë idetë e trajnerit Dovedan në një takim miqësor me Albpetrolin, ku në fund fituan me shifrat 3-1. Golat për ekipin që po bën një surprizë të bukur këtë sezon në Superiore, u shënuan nga Ndreca, Murataj, si dhe i riu mallakastriot, Daniel Saliaj.

bylis albpetroli

Ky test i ka shërbyer trajnerit Dovedan për të parë gjendjen e ekipit të tij, në një fazë delikate të sezonit, vetëm pak ndeshje para mbylljes së dy fazave të para, ku edhe ekipet më pas do i drejtohen pushimeve të janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"