“Bylisi luan futboll të bukur”, Ilir Daja: Mungesat na detyrojnë të ndryshojmë manovrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 16:09

“Bylisi luan futboll të bukur”, Ilir Daja: Mungesat na detyrojnë të ndryshojmë manovrën

Skënderbeu kërkon re vanshin në kampi onat pas humbjes në Kupën përballë Bylisit. Kalendari i vuri korçarët dhe ballshiotët përballë në tri takime brenda një kohe shumë të shkurtër. Por, nëse në ndeshjen e parë të Kupës djemtë e Veljko Dovedanit bënë më të mirën, sot të besuarit e Ilir Dajës kërkojnë revanshin. Trajneri i Skënderbeut, në prononcimin për “Panorama Sport”, theksoi se pjesa e dytë e ndeshjes me Laçin duhet të jetë si pikënisje për skuadrën e tij kundër Bylisit.
ilir daja1

Daja, sa e vështirë është kjo ndeshje përballë Bylisit në kampionat?
Të them të drejtën, tani në këtë periudhë të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe impenjative. Bëhet fjalë për një takim ku kujdesi duhet të jetë maksimal dhe përqendrimi po i tillë për të bërë më të mirën. Bylisi është një ekip që luan futboll të bukur, me djem të rinj që kërkojnë të tregojnë vlerat e tyre dhe e kanë bërë më së miri një gjë të tillë këtë sezon. Për këtë arsye, edhe përqendrimi për ne duhet të jetë i një niveli të lartë që të marrim rezultatin e kërkuar.

Sa jua prish planet mungesa e Ditës dhe Pollozhanit?
Janë dy pika të forta që do të na penalizojnë shumë. Kjo sjell edhe ndryshime të shumta te ne. Jemi duke punuar për të gjetur formacionin më të mirë për këtë takim, por duke u ndikuar nnga mungesat ka shumë mundësi që të ndryshojmë jo vetëm në rreshtim, por edhe në manovër.
Laci festa e golit
Pjesa e dytë në ndeshjen me Laçin, a duhet të shërbejë si pikënisje për ju?
Duhet të kemi të njëjtin reagim që në fillim të lojës. Nuk duhet ta nisim me dilemë këtë takim, por të shkojmë të bindur për rezultat. Ndaj Laçit në pjesën e dytë treguam karakter dhe kjo duhet të na shoqërojë gjatë gjithë sezonit.

Sa ju ka ndihmuar takimi i Kupës për të marrë informacion për kundërshtarin?
Është një ndeshje e një specifike tjetër dhe normalisht kërkon një impenjim tjetër. Është diçka që duhet të vijë gjatë ndeshjes në vijim dhe si e tillë duhet të tregojmë kujdes.

Këto dy takime përcaktojnë shumë për Skënderbeun dhe sezonin tuaj?
Unë shoh përpara vetëm ndeshjen e kampionatit dhe duam që të bëjmë mirë në këtë takim. Nga ana tjetër, nuk do të mendojmë aspak për kupën, pasi do të ishte një e metë për ne. Kupa është më pas dhe ka tjetër specifikë. Është një ndeshje që duhet ta
luajmë, ta përgatisim dhe ta interpretojmë ndryshe. Ky është ndryshimi.

LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"