Bylisi kërkon mbijetesën ndaj Laçit, por duhet thyer tabuja e skuadrave udhëtuese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 11:07

Bylisi kërkon mbijetesën ndaj Laçit, por duhet thyer tabuja e skuadrave udhëtuese

Bylisi do të presë në shtëpi Laçin për ndeshjen e javës së 31 të “Abissnet Superiore”. Skuadra ballshiote do të tentojë me çdo kusht fitoren, për të pasur ende shpresa që të mbetet në Superiore, por përballë do të ketë një skuadër që po bën shumë mirë në javët e fundit.

BYLIS LACI

Sikur të mos mjaftonte vetëm forma e Laçit, ballshiotët duhet të thyejnë edhe një tabu për këtë sezon. Sfida e nesërme do të jetë e katërta dhe e fundit për këtë sezon mes dy skuadrave, ndërkohë që në 3 takimet e para ka fituar gjithmonë skuadra udhëtuese.

Takimi i fazës së parë është zhvilluar në Laç, aty ku ballshiotët kanë fituar me rezultatin 0-1. Me të njëjtin rezultat, ka fituar Laçi në ndeshjen e dytë e cila u luajt në Ballsh dhe si për ironi të fatit, edhe ndeshja e tretë e zhvilluar në Laç, ka përfunduar me rezultatin 0-1 për Bylisin. Tashmë, për Bylisin mbetet të thyejë këtë tabu, ndërkohë që Laçi do të provojë të respektojë “traditën”.

Ndeshjet e zhvilluara:

Laçi – Bylis 0-1
Bylis – Laçi 0-1
Laçi – Bylis 0-1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"