Bylisi/ Kalendari në favor, 4 javët e ardhshme vulosin mbijetesën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2016 | 13:36

Bylisi/ Kalendari në favor, 4 javët e ardhshme vulosin mbijetesën

Bylisi luan sezonin në katër sfidat e ardhshme dhe, për fat të mirë, kanë një kalendar që u jep mundësinë për të marrë rezultate pozitive. BylisiiiNëse ballshiotët nuk ia dalin të marrin sa më shumë pikë në këto sfida, atëherë edhe qëndrimi në Superiore mund të quhet një kapitull i mbyllur.

Ballshiotët do të kenë tri përballje në shtëpi dhe vetëm një në transfertë. Kështu, fillimisht do të presin Kukësin në ndeshjen e radhës, një kundërshtar që po kalon një formë të mirë javët e fundit. Megjithatë, faktori fushë pritet të jetë vendimtar për mallakastriotët, edhe pse nuk e kanë pasur gjithnjë “armë” të fortë “Adush Muça”-n.

Më pas, Bylisi udhë- ton në Pukë me Tërbunin që ka dalë praktikisht nga gara për mbijetesë dhe ka pasur probleme këto ditët e fundit. Pas merkatos së janarit, ballshiotët i kanë mundur 4 me 0 në shtëpi, ndaj në letër duket një sfidë që mund të kalohet, edhe pse në fushë mund të rezultojë tjetër gjë.

Kalendari më pas u ofron dy sfida në shtëpi, teksa fillimisht presin Tiranën që po kalon një formë jo të mirë dhe më pas Laçin, që gjithashtu prej disa javësh është në “rënie të lirë”. Janë pikërisht këto katër sfida tepër vendimtare për Bylisin këtë sezon në Superiore dhe, nëse nuk ia del të grumbullojë sa më shumë pikë, me “maloren” e kalendarit në javët e mbetura do ta kenë shumë të vështirë mbijetesën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"