Bylisi ka shansin të ngushtojë në 2 pikë diferencën me Tiranën, në Kuçovë thuren planet e elitës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2018 | 12:01

Bylisi ka shansin të ngushtojë në 2 pikë diferencën me Tiranën, në Kuçovë thuren planet e elitës

Bylisi dje u ka dhënë fund përgatitjeve për transfertën e fundit të fazë së dytë që do të zhvillojë me Naftëtarin në Kuçovë. Një duel interesant i dy skuadrave me objektiva të ndryshme, Bylisin që synon Superioren dhe Naftëtari që lufton për mbijetesë. Stafi e ka përgatitur mjaft mirë skuadrën dhe synimi është marrja e 3 pikëve në këtë ndeshje. Të njëjtin mendim ka edhe mallakastrioti Nertil Hoxhaj, një nga titullarët e skuadrës.

bylis

“Jam i lumtur dhe më vjen mirë që skuadra e ka nisur mbarë këtë vit. Natyrisht që goli në Shënkoll më bën entuziast dhe më rrit optimizmin për të ardhmen, por më shumë më intereson ecuria e skuadrës sime. Unë besoj se ne do t’ia dalim dhe do të fitojmë edhe sot në Kuçovë. Naftëtari është një ekip me traditë, natyrisht që meriton respekt maksimal. Por, unë besoj se me këtë ritëm nuk do të na ndalin dot kuçovarët. Ne synojmë që shumë shpejt të ngjitemi në vend të parë. Konkurrenca me Tiranën po i jep bukuri garës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"