Bylisi “godet” para startit, merr një sulmues në Maqedoni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 15:20

Bylisi “godet” para startit, merr një sulmues në Maqedoni

Bylisi mbyll merkaton me një “bomber”. Presidenti Besnik Kapllanaj ka siguruar shërbimet e një sulmuesi para startit të Kategorisë së Parë. Kofih Doseh është blerja e fundit e ballshiotëve. Bëhet fjalë për një lojtar nga Togo, i cili vjen nga Superliga maqedonase.

sgg

26-vjeçari sezonin e shkuar e ka mbyllur te FK Shkupi duke shënuar 5 gola. Një lojtar që luan jo vetëm si “pykë”, por edhe nga krahët, cilësi që i japin mundësi për t’u kthyer në një lider për ofensivën e mallkastriotëve. Doseh është federuar para pak ditësh dhe do të jetë trajneri Veljko Dovedan ai që do të vendosë nëse do e aktivizojë sot ose jo kundër Egnatias.

sg

Ballshiotët kanë qenë shumë aktivë në merkato, duke afruar jo vetëm të rinj të talentuar, por edhe emra të spikatur të Superiores, ku bien në sy Bytyçi në portë, Peposhi, Janku, Doksani e Çela në mbrojtje, Zefi, Shyti, Liçkollari, Antony e Aliaj në mesfushë, apo dhe Jaupaj, Ofei dhe më i fundit Doseh në sulm. Më këtë merkato, objektivi i padiskutueshëm është ngjitja në Kategorinë Superiore. Në kësi kushtesh, kundër Egnatias nuk priten “blofe”. Bylisi pritet që të jetë një nga ekipet më solide e këtij sezoni në Kategorinë e Parë, ku edhe pse bëjnë pjesë në një grup mjaft të fortë, ballshiotët janë rivali kryesor për t’u ngjitur në elitë. Sakaq, skuadra ka mbyllur dje përgatitjet dhe ka gjithçka gati për të përballuar me sukses transfertën e parë sezonale.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"