“Bylisi, gati për kthesën ndaj Partizanit”, Dovedan: Unë besoj te forca e grupit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 12:11

“Bylisi, gati për kthesën ndaj Partizanit”, Dovedan: Unë besoj te forca e grupit…

Ballshiotët synojnë të rikthehen në shtëpi me rezultat pozitiv ndaj kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Bylisi prej ditësh është i përqendruar vetëm te sfida me të kuqtë, e cila luhet në Ballsh, të shtunën në orën 13:30. Në këtë ndeshje, skuadra e trajnerit Veljko Dovedan vjen pas dy humbjeve radhazi, fillimisht me Skënderbeun dhe Kukësin, dy kundërshtarë të fortë dhe me kualitet në radhët e tyre.

veljko dovedan

Trajneri Dovedan ka folur dje për “Panorama Sport”, ku si fillim u shprehet rreth takimit të nesërm me të kuqtë. “Partizani është ekipi kampion në fuqi, por ne e vlerësojmë dhe e respektojmë si kundërshtar radhe. Personalisht e kam në mentalitet që çdo skuadër e vlerësoj, kudo ku luajmë, për më tepër në Kategorinë Superiore ka pak difer enca, por edhe për faktin se jemi shumë afër me pikë. Skuadra jonë vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve, ndoshta kemi merituar edhe më shumë po të bazohesh te loja dhe rastet, por futbolli kështu e ka. Tashmë duhet të mendojmë për të përballuar më së miri kundërshtarin e radhës dhe pse jo, të fitojmë”, u shpreh fillimisht Dovedan.

pEPOSHI BYLIS

“MACE E ZEZË” 

Bylisi është si një “mace e zezë” për të kuqtë e kryeqytetit. Ballshiotët i kanë hequr titullin Partizanin në vitin 2015, por u mori pikë në “Selman Stërmasi” në fund të takimit dramatik të fazës së parë që përfundoi 1-1. Megjithatë, trajneri Dovedan thotë se përballjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. “Luajmë për herë të dytë me Partizanin, por takimet janë ndryshe nga mënyra e përgatitjes dhe jo vetëm. Çdo ndeshje ka specifikë të veçantë, kështu që edhe kjo sfidë na gjen ndryshe, pasi tani Partizani është në krye dhe gara për më tepër është në kulmin e saj. Ne do të hyjmë në fushë të fitojmë”, shtoi trajneri i ballshiotëve.

bylis

GRUPI 

Ymeralilaj do të jetë e vetmja mungesë për Bylisin nesër, por trajneri pret më të mirën nga gjithë ekipi. “Unë e bazoj forcën te grupi dhe shpresoj që Franci (Ymeralilaj) të jetë gati sa më shpejt. Dua që tërë ekipin ta kem gati, sepse tashmë është kulmi i garës. Skuadra ka bërë mirë deri më tani dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm dhe, pse jo, Partizani të jetë kthesa jonë”, u shpreh në fund trajneri Dovedan për “Panorama Sport”.

ERJON SALIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"