Bylisi-Flamurtari/ Portieri zbulon ‘hilen’ e ballshiotëve: Portat më të larta (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 18:00

Bylisi-Flamurtari/ Portieri zbulon ‘hilen’ e ballshiotëve: Portat më të larta (FOTO)

Bylisi dhe Flamurtari përballen pasditen e së shtunës në ndeshjen e vlefshme për Javën e 35-të të Kategorisë Superiore.

Takimi merr një rëndësi të veçantë për faktin se të dy ekipet kërkojnë pikë mbijetese për t’iu larguar zonës së rrezikut për rënien nga kategoria.

Untitled-1Pak minuta para se të fillonte ndeshja në stadiumin “Adush Muça”, portieri i Flamurtarit konstatoi një detaj të pazakontë në portën e tij.

Në kohën kur po bënte nxehjen, portieri pa se porta e tij ishte më e lartë se zakonisht. Kaq ka mjaftuar që zyrtarët e ndeshjes të verifikonin lartësinë e portës dhe pas matjeve të kryera, rezultuan se shtyllat ishin 10 cm më të larta.

Untitled-3

Untitled-4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"