Bylisi fiton në transfertë ndaj Shënkollit, Tirana tashmë është vetëm 4 pikë larg

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 16:40

Bylisi fiton në transfertë ndaj Shënkollit, Tirana tashmë është vetëm 4 pikë larg

Bylisi fitoi ditën e sotme, sfidën e prapambetur që kishte ndaj Shënkollit. Në transfertë, ballshiotët fituan me rezultatin 1-2, me golat që u shënuan të gjithë në pjesën e parë.

bylis

Golat e shpejtë të Nertil Hoxhajt dhe Vjoli Mahmutit, bënë të pavlefshëm atë të Danaj për vendasit, që në këtë mënyrë arritën një trepikësh me shumë vlera, në arritjen e objektivave që klubi ka këtë sezon.

Me këtë fitore, Bylisi ngjitet në kuotën e 37 pikëve, vetëm 4 më pak se Tirana kryesuese. Ndërkohë, në sfidën tjetër, atë në grupin A, Erzeni fitoi në transfertë, po me rezultatin 1-2 ndaj Tërbunit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"