Bylisi ambicioz, kapiteni premton: I kthehemi fitoreve me Erzenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 17:00

Bylisi ambicioz, kapiteni premton: I kthehemi fitoreve me Erzenin

Bylisi e ka të programuar me përgatitje në dy fronte këtë javë, duke përfituar edhe nga ndërprerja e kampionatit. Mallakastriotët janë duke vijuar përgatitjet dhe fillimisht një pjesë e grupit të lojtarëve do të mendojnë për ndeshjen e U21, që luhet sot në Tiranë ndaj Partizanit.

Bylis

Ndërsa pjesa tjetër janë të përqendruar te sfida e Kupës me Pogradecin në Kupën e Shqipërisë, ku natyrisht që Bylisi e ka si objektiv dhe do të kërkojë kualifikimin për të vijuar më tej. Ajo që është më e rëndësishmja mbetet fakti që të gjithë lojtarët janë të gatshëm. Trajneri Arian Bellai dhe stafi i tij janë duke e shfrytëzuar këtë periudhë edhe si një minifazë për lojtarët e ardhur në limitet e merkatos, por edhe ata më të rinj të skuadrës U-21, që mendohet të jenë kontingjent në skuadrën e parë në një të ardhme të afërt.

Ndërkohë, testi i sotëm mund të jetë edhe si një provë për të gjithë lojtarët që Bellai ka në dispozicion. Në këtë ndalesë të kampionatit, është kapiteni i Bylisit që analizon ecurinë. Aleksandër Trumçi thotë për “Panorama Sport”, se skuadra do të ketë vazhdimësi dhe pse jo të shikojë për më shumë në renditje.

trumci bylis

“Ka kaluar thuajse gjysma e fazës së parë dhe unë mendoj që ne si ekip kemi bërë mirë, sepse kemi marrë fitore në shtëpi, por edhe jashtë. Natyrisht që mund të kishim bërë edhe më mire, por kështu e ka futbolli. Gara është e hapur dhe lojtarët janë të gjithë në rritje. Personalisht jam shumë i kënaqur sepse klubi më ka vlerësuar dhe unë u jam mirënjohës. Klubi ka vijuar projektin e sezonit të shkuar, ndërsa me afrimet që janë bërë nga presidenca është ndërtuar një grup solid, ku sigurisht që është rritur cilësia, por edhe konkurrenca. Kam besim se do të vijë fitorja, duke filluar që në ndeshjen eradhës ndaj Erzenit, por mëparë kemi Kupën e Shqipërisë. Kjo periudhë reflektimi na shërben, në mënyrë që ne tërihyjmë në garë më të organizuar dhe kompakt”, deklaroi djeTrumçi.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"