VIDEO/ Bylis shpartallon Tërbunin, ‘poker’ i ballshiotëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 14:23

VIDEO/ Bylis shpartallon Tërbunin, ‘poker’ i ballshiotëve

Goli i Brunild PepesBylis-Terbuni 1-0NdiqeniLive: http://superligashqiptare.al/live-bylis-terbuni/

Posted by SUPERLIGA SHQIPTARE on 2016-02-06

Bylisi ka shpartalluar sot Tërbunin në takimin e vlefshmëm për javën e 20-të të Superiores.  Ndeshja e luajtur në ‘Adush Muça të Ballshit ka përfunduar 4-0 për vendasit të cilët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren.

Ndeshja ka filluar 4 minuta me vonesë për shkak se në stadium nuk ka qenë e pranishme ambulanca. Pasi u zgjidh ky problem, ndeshja mes Bylisit dhe -Tërbunit ka vijuar normalisht.

Ajo që ra në sy në stadiumin “Adush Muça” ku po zhvillohet dhe takimi është se vija anësore dhe vija e zonës së portës së Tërbunit janë gati të padukshme.

Sa i përket takimit, vendasit ishin superiorë në çdo aspekt. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-0 falë golave të Brulind Pepës dhe Hoxhajt, ku ky i fundit ishte dhe një nga më të mirët në fushë në fitoren e sotme.

Ndërkohë në pjesën e ballshiotët janë sërish kërkues dhe gjejnë edhe dy herë të tjera rrugën e golit me Brahjan dhe Mbellën në fundin e takimit. Me fitoren e sotme Bylisi ngjitet në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e parafundit në rënditje. Tërbuni mbetet në fund me 11 pike.

MINUTAT:
88′ GOOOL Bylis, Mbella. Hoxhaj avanzon me shpejtësi në krahun e majtë, futet në zonë, pason në qendër
66′ GOOOL BYLIS, Juljan Brahja.
Goditje nga kendi për vendasit, krosim drejt zonës, topi mbetet në rrëmujë, Edmilson pason te Brahja që i vetëm pa porteier e shtyn në rrjetë.
40′
Kundërpërgjigjet Tërbuni, goditje me kokë drejt portës, por pret në pozcion Frashëri.
35′ GOOOL BYLISI, dyfishon rezultatin Hoxhaj.
Aksion i shpejtë i ballshiotëve, sulmuesi avancon me shpejtësi drejt zonës del i vetëm përballë portierit dhe godet duke shënuar. 2-0.
33′
Edhe njëherë pranë olit Bylisi. Edmilson kroson bukur nga krahu i djathtë. Pepa kontrollon topin brenda zonës së Tërbunit. shmang bukur një mbrojtës, godet, por topi kalon mbi portën e mbrojtur nga Haxho.
22′
Ballshiontët mundohen të administrojnë lojën, luajnë topin në mesfushë dhe bllokojnë hapësirat.
15′
Pranë golit të dytë Bylis. krosaim nga e majta, Pepa del i lirë përballë portierit, godet me të djathtën, por nuk kordinohet mirë dhe e dërgon topin mbi traun e portës.
07′ GOOOL BYLIS. Goditje dënimi për Bylisin nga një pozicion mjaft i mirë, pranë topit afrohet Brunild Pepa, godet saktë drejt portës dhe e dërgon topin në rrjetë.

Java 20-të  

Bylisi – Tërbuni 4-0
Golat: Pepa 07′ Hoxhaj 35′ Brahja 66′ Mbella 88′
Formacionet zyrtare
Bylisi:
Frashëri,Dukicc , Brahja, Simicc,Peposhi, Alla,Gava, Edmilson, Hyshmeri, Pepa, Hoxhaj Trajner: Adnand Zilxhoviç
Tërbuni:
Haxho, Borshi, Beci, Danaj, Tasiç, Karakaçi, Gavazaj, Tushe, Karapici, Dedyn, H. Marku Trajner: Viktor Gjoni

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"