Bylis nuk njeh blof, tre gola Sopotit dhe presion Lushnjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2017 | 16:29

Bylis nuk njeh blof, tre gola Sopotit dhe presion Lushnjës

U luajt sot ndeshja hapëse e javës së 17-të të Kategorisë së Parë në Grupin B mes Sopotit dhe Bylisit. Takimi i zhvilluar në Fushë-Krujë u fitua nga ballshiotët me rezultatin e pastër 0-3.

sopoti bylis

Renato Hyshmeri zhbllokoi rezultatin në minutën e 56-të, ndërkohë që Ntepe dyfishoi në të 89-n. Në shtesë (92’), sërish Hyshmeri me një penallti vulosi triumfin e miqve dhe dopietën personale.

bylis

Me këtë sukses skuadra nga Ballshi e ngushton në vetëm tri distancën e pikëve nga Lushnja kryesuese që të shtunën në orën 14:00 do t’i bëjë vizitë Apolonisë në kryendeshjen e javës.

Në krahun tjetër, trajneri Bekim Kuli debuton me disfatë dhe tashmë Sopoti rrezikon të zbresë i fundit nëse Elbasani fiton në Pogradec të shtunën.Po ashtu librazhdasit duhet të bëjnë edhe pa portierin Ibrahim Bejte, i cili sot pësoi një dëmtim të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"