“Bylis na vendosi në vështirësi”, Hallaçi: Nuk jam i zhgënjyer, çdo pikë ka vlerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 15:18

“Bylis na vendosi në vështirësi”, Hallaçi: Nuk jam i zhgënjyer, çdo pikë ka vlerë

Bylisi dhe Kukësi kanë ndarë pikë në javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Pas përfundimit të sfidës ka folur edhe trajneri i verilindorëve Rrahman Hallaçi.

halll

“Donim të merrnim 3 pikët, skuadra është munduar në të dyja pjesët. Nuk e vumë në presion kundërshtarin, mbrojtja jonë ishte e mirë. Por nuk ishim të ashpër në sulm, në pjesën e dytë e mbajtëm topin më shumë. Në stërvitje mundohemi të përshtatemi, nuk jam i zhgënjyer, çdo pikë ka vlerë. Kemi pasur largime, ka ardhur në qendërmbrojtës. Mund të afrojmë lojtarë të rinj, kam folur hapur me ekipin. Ka cilësi por na duhet durim, dhe do bëjmë maksimumin në lojë. Do dalim me sukses deri në fund.

Sot u vendosëm në vështirësi, por drejtuesit më kanë besuar mua që të jem trajner i Kukësit. Ne do vazhdojmë të luftojmë për pikë të tjera. Nuk duam të krijojmë një skuadër të momentit por na duhet vazhdimësi, lëvizja e lojtarëve ndikon në cilësinë e ekipit. Në Kupë do të tentojmë të shkojmë deri në finalë. Ndërsa për Kupat e Europës duhet të largohemi nga zona e ftohtë”, u shpreh ai në një prononcim për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"