Bylis kërkon gjyqtarë të huaj, shtetrrethim në Lushnjë për finalen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 10:32

Bylis kërkon gjyqtarë të huaj, shtetrrethim në Lushnjë për finalen

Bylis do të luajë të dielën, në orën 16:00, në Lushnjë sfidën më të rëndësishme të sezonit. Ballshiotët do të kenë përballë lushnjarët, ashtu si dy vite më parë, dhe do të kërkojnë fitoren që i rikthen në elitë. Në lidhje me këtë takim, klubi ballshiot ka bërë kërkesë për gjyqtarë të huaj, por duket se ka pak gjasa që kjo kërkesë të realizohet.

 

KËRKESA

Në njoftimin e djeshëm në faqen zyrtare të klubit në “Facebook” shkruhej: “Kemi bërë kërkesë zyrtare në FSHF edhe për gjyqtarë të huaj! Por ka pak gjasa, për të mos thënë fare, që kërkesa jonë të plotësohet”, shkruhej në njoftimin e ballshiotëve. Ndërkaq, bëhet e ditur se masat për këtë takim do të jenë në maksimum.

lushnja

“Nga sa kemi info, pritet që të ketë shtetrrethim në Lushnjë. 500-700 forca speciale, madje më shumë se dy vite më parë! Jo vetëm nga Lushnja, por edhe Drejtoritë e Fierit e Beratit, si dhe FNSH e Renea nga Tirana do të jenë në ‘Roza Haxhiu’, madje edhe mbi tarracat e shtëpive për të monitoruar situatën!”, ka bërë të ditur klubi ballshiot.

lushnja bylis

SKUADRA

Për sa i përket ekipit, vazhdon normalisht përgatitjet për këtë finale. Futbollistët nën drejtimin e Mariglen Kules vazhdojnë seancat stërvitore. Pranë skuadrës është afruar edhe Bledar Devolli, që do të ndihmojë ekipin në këtë sfidë. Dhe vetëm pas kësaj finaleje do të diskutohet nëse palët do të vazhdojnë bashkëpunim ose jo.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"