Bylis bëhet i frikshëm, ndaj Erzenit debutojnë dy futbollistë cilësorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2021 | 21:39

Bylis bëhet i frikshëm, ndaj Erzenit debutojnë dy futbollistë cilësorë

Bylisi arkivon fitoren në Lezhë dhe përqendrohet te java e dytë. Kohë për të festuar nuk ka. Misioni i ballshiotëve është i qartë: duan ngjitjen e menjëhershme në elitë.

Bylis 0-2

Rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë dhe vështirësia nis që këtë të shtunë, kur do të matin forcat me Erzenin. Do të jetë një transfertë delikate për të besuarit e Jeton Beqirit, por në Ballsh besojnë te cilësia dhe eksperienca që kanë. Mungesat janë të pashmangshme, pasi duhet t’i bëjnë llogaritë pa Cakranjin e ndëshkuar me të kuq (pas dy të verdhëve). Një lojtar i rëndësishëm, megjithatë zgjidhja do të gjendet shpejt.

Në mesfushë kanë edhe Biringuetën, i afruar në këtë merkato vere. Ai nuk luajti me Besëlidhjen, por këtë javë do të debutojë. Braziliani është një lojtar me eksperiencë dhe e njeh mentalitetin e futbollit shqiptar dhe pritet që të shtojë cilësinë në mesin e fushës. Gati për këtë 90- minutësh do të jetë edhe Alush Gavazaj. Ndërkohë, mbetet për t’u parë edhe forma e nigerianit Antoni.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"