Buzëqeshje dhe optimizëm në kampin e Kukësit, Orges Shehi nis menjëherë javën kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2020 | 21:24

Buzëqeshje dhe optimizëm në kampin e Kukësit, Orges Shehi nis menjëherë javën kundër Vllaznisë

Orges Shehi nuk ka humbur kohë, por menjëherë pasi ka përfunduar prezantimin si trajner i Kukësit i është drejtuar fushës për të takuar lojtarët dhe për të zhvilluar seancën e parë stërvitore.

orges

 

Para se të fillonte stërvitjen, Shehi sigurisht që pati një takim të shkurtër me skuadrën duke i bërë të njohur idetë e tij, ndërkohë fytyra të qeshura dhe plot optimizëm shihen në fotot nga fusha e blertë. Një arsye më tepër për optimizëm është dhe fakti se Shehi do të ketë në rolin e zëvendës trajnerit, Rrahman Hallaçin, ish-kapitenin e ekipit verilindor.

orges...

Kukësi vendosi ta shkarkojë ish-trajnerin Shpëtim Duro pas barazimit me Teutën të shtunën, për shkak të mungesës së rezultateve në tre javët e fundit, ndërkohë presidenti Safet Gjici ka paralajmëruiar gjithashtu trajnerin e ri Orges Shehi se do të shkarkohet në fund të sezonit nëse nuk fiton kampionatin.

orges.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"