“Buzëqesh” trajneri Martini, Teutës i rikthehen katër titullarë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 11:05

“Buzëqesh” trajneri Martini, Teutës i rikthehen katër titullarë ndaj Partizanit

Teuta do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Partizanit në transfertë, pikërisht të premten në orën 19:45.

TEUTA

Mësohet se ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, ashtu si ndodhi edhe në fazën e parë, kur durrsakët morën tri pikë pas golit të Pepi Gjeorgiev.

Për sfidën me të kuqtë, trajneri Martini do të ketë në dispozicion katër titullarët që munguan për kartonë ndaj Skënderbeut: Adolf Selmani, Xhekson Ferreira, Albano Aleksi dhe Reuben Akuah.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"