“Buzëqesh” Thomas Brdariç, mbrojtësi sinjale rikthimi pas dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 11:15

“Buzëqesh” Thomas Brdariç, mbrojtësi sinjale rikthimi pas dëmtimit

Në startin e javës së përgatitjeve anti-Laçi, në ekipin kuqeblu kishte jo pak probleme. Plot pesë titullarë ishte numri i lojtarëve të dëmtuar, por mësohet se nga dje, situata është më ndryshe.

dianje

Mbrojtësi i qendrës, senegalezi me pasaportë franceze, Fallou Dianje, mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës.

Ky është një lajm i mirë për trajnerin Tomas Brdariç, paçka se në seancat e deritanishme gjermani ka punuar duke mos e llogaritur si titullar mbrojtësin.

Ndërkohë, mungesa të sigurta ndaj Laçit janë Darko Bulatoviç, Abdurraman Fangaj dhe Ardit Hoxhaj.

Të tre lojtarët vuajnë dëmtimet e pësuara në javët e kaluara dhe e kanë të pamundur të jenë në këtë takim. Në dyshim është gjithashtu sulmuesi maqedonas, Fahrudin Gjurgjeviç

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"