“Buzëqesh” Mehmeti, Partizani merr lajme pozitive përpara ndeshjes së Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 14:38

“Buzëqesh” Mehmeti, Partizani merr lajme pozitive përpara ndeshjes së Ligës së Konferencës

Më në fund ka ardhur lajmi i mirë për afrikanët e Partizanit.

MASANGA MATONDO

Klubi i kuq është njoftuar ditën e djeshme për daljen e vizave për në Slloveni, teksa brenda dy ditëve të ardhshme pritet që ata të udhëtojnë drejt qytetit të Gradec, ku skuadra po kryen fazën përgatitore.

Pa dyshim rikthimi i Matondos është një fitore e madhe për Partizanin, pasi 22-vjeçari tregoi cilësi të mëdha në gjashtë muajt e fundit.

Nga ana tjetër, bashkë me të do të udhëtojë edhe Bintsuka, i afruar së fundmi në radhët e të kuqve.

Mbetet për t’u parë nëse do të shkojnë Maget dhe Sembene, të cilët kanë bojkotuar stërvitjen në ditët e fundit.

Senegalezët kërkojnë largimin për shkak të aktivizimit të pakët, veçanërisht pas ardhjes së Mehmetit në skuadër.

CVETANOSKI – Sulmuesi maqedonas i ardhur nga kampionati hungarez ende nuk ka mundur të stërvitet normalisht me ekipin për shkak të një tërheqjeje të lehtë muskulore, që e ka mbartur para se të firmoste me Partizanin.

Ky fakt e vë në dyshim gatishmërinë e Cvetanoskit për të luajtur ndaj Saburtalos më 7 korrik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"