Buzëqesh Ernest Gjoka, mbrojtësi Malota bashkohet me skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2018 | 17:41

Buzëqesh Ernest Gjoka, mbrojtësi Malota bashkohet me skuadrën

Pas përfshirjes në skandalin e tjetërsimit të pronavr në Rana e hedhun, telashet për mbrojtësin e Vllaznisë, Renato Malota, mesa duket kanë marrë fund.

malota- gjoka

Lezhjani ka qenë i pranishëm pasditen e sotme në stërvitjen e Vllaznisë, ku iu bashkua skuadrës pas një mungese disaditore. Duke filluar nga sot, Malota do të jetë në dispozicion  të trajnerit Gjoka. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, mori vendimin për hetim në gjendje të lirë ndaj tij, pasi nuk ka fakte mjaftueshëm.

stervitje malota

“Sot Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje ngaqë nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua.

Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar dhe po ashtu, edhe çertifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse. Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori.

Sot erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit dhe nesër do të jem në stërvitje dhe në dispozicion të stafit teknik”, u shpreh Malota për faqen zyrtare të klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"