Buzëqesh Daja, futbollisti i Partizanit nis përgatitjet pas dëmtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 13:51

Buzëqesh Daja, futbollisti i Partizanit nis përgatitjet pas dëmtimit

Egzon Belica ka qenë një nga mungesat e mëdha të Partizanit në javët e fundit të fazës përgatitore. Shkak është bërë lëndimi në pulpën e këmbës që Belica pësoi gjatë përgatitjeve në Ohër. 30-vjeçari prej ditësh ka ndjekur një terapi riaftësuese, por java ka nisur me lajm të mirë për stafin teknik, pasi Belica u është kthyer përgatitjeve në terren.
egzon belica
Gjithsesi, për disa ditë mbrojtësi do të vijojë me program të diferencuar, kryesisht të karakterit fizik dhe gradualisht të marrë ngarkesën me grupin. Duke ditur se edhe për këtë fundjavë do të vazhdojë bojkoti i kampionatit, i bie që Egzon Belica të jetë gati për stafin për javën e ardhshme, ku shpresohet të nisë edhe sezoni i ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"