Buskets: Rasti i Arturit ishte surprizë, shenjë e mirë nëse Setien qëndron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 14:00

Buskets: Rasti i Arturit ishte surprizë, shenjë e mirë nëse Setien qëndron

Mesfushori i Barcelonës, Serxhio Buskets ka folur për mediat para ndeshjes në Champions kundër Napolit. Një nga kandidatët për të zëvendësuar Busketsin do kishte qenë edhe Artur, por braziliani refuzon të luajë për Barcelonën derisa të transferohet tek Juventusi.

mesi setien

Buskets foli për këtë rast në konferencën për shtyp. “Ka qenë një situatë e vështirë për të gjithë. Ishte surprizë. Të vetmit që e dinë të vërtetën janë klubi dhe lojtari. Rrethanat këtë sezon kanë bërë që shumë transferime të zbulohen përpara se ato të ndodhin. Për të mirën e të gjithëve shpresoj që një marrëveshje të arrihet”. Më pas Buskets foli edhe për mënyrën si Barcelona do e përgatisë ndeshjen ndaj Napolit. “Ne jemi shumë optimist. Kemi pasur disa ditë kohë për ta përgatitur këtë ndeshje. Këto javë kanë qenë të rëndësishme për ne ta përgatisim ndeshjen dhe të studiojmë kundërshtarin. Ndeshja është në barazim 1-1 dhe ne do sulmojmë 100% që nga fillimi. Do i qëndrojmë filozofisë tonë”. Në fund mesfushori u pyet edhe për mundësinë e shkarkimit të trajnerit Setien nëse humbet këtë ndeshje.

“Ai do jetë një vendim i klubit. Do ishte një shenjë e mirë nëse Setien qëndron pasi do të thotë që skuadra ka bërë mirë. Nuk po shqetësohemi për atë gjë për momentin”, përfundoi Buskets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"