Buskets: Jemi në kohë për të fituar çdo trofe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 14:07

Buskets: Jemi në kohë për të fituar çdo trofe

Serxho Buskets mendon se Barcelona i ka të gjitha mundësitë për t’i fituar trofetë në këtë sezon dhe vlerëson punën e bërë nga trajneri Setien. Megjithatë, ai nuk ka dashur ta krahasojë me Valverden. Kasemiro Buskets

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë dhe u treguam ekip solid. Kontrolluam topin dhe kombinuam mirë me njëri-tjetrin. Ata qëndruan shumë të tërhequr dhe ne e kishim të vështirë që të jepnim pasimin e fundit. Por, mendoj se skuadra ka bërë një ndeshje pozitive në përgjithësi.

Ndryshimet? Nuk duhet të bëj krahasime me të shkuarën. Çdo trajner ka stolin e tij dhe mënyrën se si i përgatit ndeshjet. E patë që në fushë bëmë atë që na kërkoi trajneri. Jam i kënaqur me atë që bëri Ernesto dhe tani jam për Setienin. Drejtuesit vendosën që të ndryshonin trajnerin dhe ne duhet të punojmë për t’u përmirësuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"