Buskets: E mundim Zvicrën, e ardhmja ime…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2022 | 20:20

Buskets: E mundim Zvicrën, e ardhmja ime…

Trajneri i Spanjës, Luis Enrike, është shoqëruar nga Serxho Buskets në konferencën për shtyp para takimit kundër Zvicrës. Mesfushori i kombëtares spanjolle ka parashikuar një përballje të vështirë, por që skuadra e tij do ta kalojë me sukses.

056001832ff1f6a030585457f9245f1f_XL

“Ndaj Zvicrës do të jetë një përballje e fortë dhe e vështirë. Ata kanë lojtarë të mëdhenj, por e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Për ne vlen vetëm fitorja”, tha ai. Buskets ka folur dhe për të ardhmen, duke hedhur poshtë spekulimet për një largim nga Barcelona në fund të sezonit. “Nuk kam asgjë për të thënë, sepse nuk ka realisht asgjë. Ajo që di të them është se deri më tani janë shkruar shumë falsitete në adresën time”, ka thënë Buskets.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"