Bushiç: Shkodrën dhe Vllazninë i kam për zemër, por shënoj në çdo portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 17:16

Bushiç: Shkodrën dhe Vllazninë i kam për zemër, por shënoj në çdo portë

Tomislav Bushiç nuk di të ndalet, ndërsa është kthyer në golashënuesin e Flamurtarit. Kroati, dje, gjeti sërish rrjetën, paçka se goli i shënuar prej tij, nuk pati vlerën e fitoren. “Bomberi” i kuqezinjve është në të njëjtën linjë me trajnerin, ndërsa thekson se penalltia që solli barazimin, ishte e dyshimtë.

bushic

“Jam i kënaqur që shënova sërish dhe i dhashë mundësi ekipit që të marrë pikë sot (dje) në Shkodër. Po bëj vetëm detyrën në fakt, pasi detyra e një sulmuesi, është që të dërgojë topin në rrjetë. Mundësitë ishin për të fituar në fakt, megjithatë barazimi është një rezultat i drejtë. Ne shënuam shpejt dhe mund të administronim lojën. Penalltia ishte e dyshimtë.

Shkodrën dhe Vllazninë i kam për zemër, por unë jam profesionist dhe shënoj në çdo portë. Mund të them se jemi një skuadër e mirë. Kemi një ndeshje të vështirë me Laçin, por do të kërkojmë maksimumin. Në këtë sezon ndihem mirë. Shpresoj të shënoj sa më shumë, për të realizuar me sukses objektivat e Flamurtarit. Shiriti i kapitenit është një vlerësim më shumë”, tha Bushiç, që dje u rikthye si “ish” në Shkodër.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"