Bushiç nuk fshihet: Jemi më mirë se vitin e kaluar, ndaj Skënderbeut duam 3 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 16:40

Bushiç nuk fshihet: Jemi më mirë se vitin e kaluar, ndaj Skënderbeut duam 3 pikë

Kapiteni i Flamurtarit, Tomislav Bushiç, i ka idetë e qarta përpara takimit më të rëndësishëm të javës së katërt mes Flamurtarit dhe Skënderbeut. Të dyja ekipet ndodhet në krye të renditje me nga 7 pikë dhe ky takim do të nxjerrë kryesuesen e vetme, në rast se do të kemi fitoren e njërës prej ekipeve.

bushic

“Profesor Ilir Daja është trajner shumë profesionist dhe na ka ndihmuar të punojmë. Flamurtari këtë vit është një ekip më i mirë se vitin e kaluar. Në çdo ndeshje futemi për të marrë 3 pikët. Skënderbeu është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, por tani jemi ne konkurrentët ndaj tyre. Kemi bërë një fillim mjaft të mirë këtë sezon, dhe tani duam fitoren edhe ndaj Skënderbeut.”, përfundoi Bushiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"